Kosova

Stadiumi Nacional i Përfaqësueses së Kosovës do të ndërtohet në Drenas

Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që Stadiumi Nacional, ku do t’i luajë ndeshjet Përfaqësuesja e Kosovës të ndërtohet në Drenas. Siç raportojnë mediat në Kosovë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka paraqitur para Qeverisë së Kosovës vendin për ndërtimin e këtij impianti, duke kërkuar që të ndryshohet vendndërtimi nga Bërnica e Poshtme në zonën industrale të Drenasit, kërkesë kjo që është aprovuar nga Qeveria e Kosovës. Stadiumi Nacional do të ndërtohet në një hapësirë prej 25 hektarësh në Sankoc të Gllogocit, 14 kilometra larg Prishtinës. Punimet për ndërtimin e Stadiumit Nacional pritet të fillojnë në vitin 2018.

To Top