Merkato

Spikati tek Interi, Karamoh kërkohet në Angli dhe Francë

Paraqitjet e mira të Yann Karamoh tek Interi kanë zgjuar interesin e disa skuadrave. West Hami është ekipi i parë që ka kërkuar të transferojë në Angli në formë huazimi francezin, por zikaltrit e kanë refuzuar diçka të tillë. Për momentin duket se drejtuesit e Interit dëshirojnë të refuzojnë ofertat që vijnë për futbollistin e ri, i cili edhe pse ka luajtur pak minuta gjatë sezonit të parë në Milano, duket se ka ngjallur interesin e disa skuadrave, dhe jo vetëm në Angli. Kjo pasi Karamoh ndiqet edhe nga Monaco, e cila kërkonë ta rikthejë në Francë, aty ku futbollisti ka luajtur me Caen.

To Top