Europa League

Spektakël në ceremoninë para finales së Lyonit (Foto)

Finalja e nëntë e Europa League-s përfaqëson një ndër finalet më të veçanta në histori, teksa vë përballë në Lyon, Atletico Madridin, skuadrën që në vitin 2010 ka fituar edicionin hapës të këtij kompeticioni dhe Olimpikun e Marsejës, klubin që në vitin 1993 triumfoi në sezonin inaugurues në Champions League.

Që të dy këto ekipe përfaqësojnë dy klube me shumë emër në historinë e Kupave të Evropës, sidoqoftë rruga e tyre ka qenë krejtësisht e ndryshme. “Los Colchoneros” u pozicionuan në vendin e tretë në fazën e grupeve në Champions, ndërsa klubi francez e filloi aventurën në mesin e muajit korrik, kur kaloi në turin e tretë eliminator skuadrën e Oostendes.

Në Lyon, përpara fillimit të ndeshjes ishte përgatitur një ceremoni spektakolare nga ana e organizatorëve, për t’i lënë vend më pas shfaqjes së dy skuadrave në fushën e lojës.

To Top