Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Spanja, kundër Italisë rikthen David Villan

Spanja do të prezantohet me disa surpriza interesante për sfidën vendimtare kundër Italisë të shtunën e ardhshme në Barnabeu. Trajneri Julian Lopeteguei ka rikthyer në skuadrën e tij sulmuesin David Villa i cili mungon që prej 3 vjetësh, ndërsa rezervon debutimin për milanistin Suso dhe injoron mbrojtësin Marcos Alonso që po kalon një moment të artë me Chelsean. “Kam grumbulluar 26 lojtarë sepse 7 prej tyre rrezikojnë ndeshjen ndaj Lichtenstein për shkak të kartonëve”, theksoi Lopetegui në konferencën e shtypit. Në vijim ai e pranoi se vendimi për të rikthyer Villan është disi i çuditshëm , por shtoi se pavarësisht aktivizimit të tij në SHBA, ai mund të jetë i vlefshëm me eksperiencën që ka. Villa nuk luan me Spanjën që prej ndeshjes së fundit të iberikëve në ndeshjen e fundit të Kupës së Botës 2014. Me Spanjën numëron 59 gola në 97 ndeshje të luajtura.  Një tjetër emër i papritur në listën e Lopeteguit është edhe katalanasit, gerarg Deulofeu. Ish sulmuesi i Milanit që aktualisht mban të vëshur fanellën e Barcelonës, e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë me dy asiste në ndeshjen kundër Real Betis. Spanja kryeson Grupin G me pikë të barabarta me Italinë dhe ndeshja e radhës kundër të kaltërve do të jetë vendimtare për vendin e parë që siguron autmatikisht një biletë për në Botërorin 2018, ndërsa suadra e dytë do të luajë dy përballje play off.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...