Serie A

Spalletti takon tifozët: Mes jush, si në divan

Luciano Spalletti ka karikuar ambientin zikaltër, në prag të derbit të Italisë ndaj Juventusit, e programuar për t’u luajtur të shtunën në mbrëmje në Torino. Trajneri i Interit ka realizuar një takim me tifozët e ekipit, i shoqëruar nga qendërmbrojtësi brazilian Joao Miranda. Spalletti ka falënderuar tifozët e skuadrës për mbështetjen, ndërsa ka vënë në dukje se heronjtë e vërtetë të ecurisë pozitive të Interit, janë vetëm futbollistët.

“Mes jush ndihemi shumë komodë, tamam si në një divan, në shtëpi. Ju falënderojmë për mbështetjen, që ka qenë e pakufishme. Kush luajti të dielën, e ndjeu përkrahjen tuaj në çdo sekondë. Jemi në rrugën e duhur dhe kjo është meritë vetëm e futbollistëve, që angazhohen maksimalisht në fushë. Joao është një lider i vërtetë në katërkëndëshin e blertë dhe jemi të lumtur që do ta kemi në dispozicion për sfidën e të shtunës”, tha Spalletti.

To Top