Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spalletti takon drejtuesit, nesër njofton rinovimin

Luciano Spalletti ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Interit, në ambientet e klubit zikaltër, ku i pranishëm ka qenë edhe Steven Zhang, djali i pronarit kinez, Zhang Jindong.

Tema e bisedës ka qenë padiskutim rinovimi i kontratës, pasi ajo aktualja përfundon më Qershor të 2019-ës. Mediat italiane kanë zbuluar se palët kanë gjetur akordin për një rinovim deri në fund të vitit 2021, ku natyrisht që pritet edhe një përmirësim i termave financiarë, për teknikun Spalletti.

Ky i fundit ka dalë i lumtur nga zyrat, teksa është njoftuar se zyrtarizimi i kontratës së re do të bëhet nesër në orën 16:00, ku Spalletti do të mbajë edhe konferencën përmbyllëse për shtyp.

Gjithashtu në takim raportohet se është folur edhe për merkaton, me çështjet Cancelo dhe Rafinha që janë primare për t’u zgjidhur brenda 31 Majit. Nga ana e tij, Spalletti mësohet të ketë kërkuar edhe 3-4 afrime cilësore këtë verë, për t’u prezantuar denjësisht si në kampionat, ashtu edhe në Champions League.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...