Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spalletti: Napoli, etalon matës për ne. Perisiç luan titullar

Në konferencën për shtyp, në prag të transfertës ndaj Sampdorias, Luciano Spalletti ka kërkuar përqendrim maksimal nga skuadra, për të marrë 3 pikët. Trajneri i Interit shpjegoi situatën te zikaltrit dhe tha se futbollistët e tij kanë ende shumë për të dhënë.

Champions kalon nga transferta ndaj Sampdorias?
Spalletti: Edhe kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme në rrugën tonë. Sampdoria di të luajë shumë mirë në shtëpi dhe ka arritur të mposhtë shumë skuadra. Gjithsesi duhet të japim maksimumin në këto sfida të mbetura, për të arritur objektivin tonë.

Pas ndeshjes me Napolin u ankuat për mungesë kualiteti. A i qëndroni këtij mendimi akoma?
Spalletti: Pasi e ripashë me vëmendje ndeshjen me Napolin, evidentova se Interi ka rikuperuar shumë topa në atë takim, por thuajse asnjëherë nuk ka arritur t’I shndërrojë në kundërsulme të rrezikshme. Përkundrazi, Napoli ka rikuperuar shumë më pak dhe ia ka dalë të na vërë në vështirëse. Për këtë e kisha fjalën.

Mendoni se Interi mund t’ia dalë të renditet në zonën Champions?
Spalletti: Padiskutim që po. Meqë jemi te ndeshja me Napolin, ata janë një etalon mjaft i mirë matës i forcës së skuadrës tonë. Kemi luajtur dy herë ndaj tyre dhe nuk kemi pësuar gol, ndaj kjo është për t’u shënuar, pasi Napoli i Sarrit i ka shënuar çdo skuadre. Ky është një tregues, se nëse këta futbollistë luajnë të përqendruar, ia dalin të jenë solidë dhe të marrin rezultat.

Perisiç është larg formës së tij më të mirë. A do të ketë vend për të në formacion?
Spalletti: Sot kisha në stërvitje edhe Hernan Crespon, i cili kur pa Perisiçin që stërvitej i vetëm, mbeti i mahnitur. Është e qartë që nuk po kalon një moment të mirë, por ka cilësi dhe përgatitje fizike për të nxjerrë skuadrën nga situate. Perisiç është nga ata futbollistë që do të doja ta kisha në çdo skuadër timen, ndaj edhe nesër do të jetë në formacion.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...