Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Spalletti: Karamoh ‘magjik’, pjesë e dytë perfekte

Luciano Spalletti më në fund ‘merr frymë’ lirshëm, pasi shikon Interin e tij të rikthehet te suksesi, pas më tepër se dy muajsh. Tekniku zikaltër vlerësoi paraqitjen e të riut francez, Yann Karamoh, që u bë protagonist me golin spektakolar, por edhe lojën në 70 minuta.

Ndeshja me Bolognën
E nisëm mjaft mirë ndeshjen dhe zhbllokuam rezultatin shumë shpejt, duke vënë lojën nën kontroll. Gjithçka po shkonte mirë, deri sa erdhi ai episod me Mirandën, që solli golin e barazimit. Në pjesën e dytë mund të them se zhvilluam një lojë perfekte, pasi krijuam disa mundësi shënimi, ndonëse në minutat e fundit rrezikuam disi.

Karamoh
Ka aftësi të jashtëzakonshme. Është shumë i shpejtë dhe teknik, duke na surprizuar vazhdimisht me numra të tillë edhe në stërvitje. Problemi i vetëm me të është se herë pas herë harron se është duke luajtur dhe distancohet nga pjesa tjetër e skuadrës, duke prishur ekuilibrat. Por sot ka qenë magjik, ka bërë vërtetë shumë mirë gjatë gjithë lojës.

Përplasja e Brozoviç dhe tifozëve
Unë e pashë si një mënyrë për të thënë ‘ju më vërshëlleni, por unë sërish ju duartrokas’. Zakonisht janë momente, që duhen menduar mirë, pasi një lojtar duhet të qëndrojë pjesë e grupit dhe jo të kërkojë të ëprjashtohet. Duhet të respektohen të gjithë në grup, por edhe tifozët, që na mbështesin në çdo takim.

Vendimet e arbitrit
Unë mund ta komplimentoj, pasi mori vendimet e duhura. Për mendimin tim, prekja me dorë e D’Ambrosios nuk ishte penallti, pasi lojtari e ka dorën shumë pranë gjurit dhe tenton ta largojë, por siç duket edhe nga pamjet, kundërshtari është shumë afër dhe topi shkon shumë shpejt. Edhe ndëshkimi i Masinës qëndronte, pasi ishte një ndërhyrje vërtetë e rëndë, që mund t’i sillte pasoja karrierës së Lisandro Lopesit.

Rafinha dhe Perisiç
Braziliani duket që është një element mjaft I mirë, të cilin e shoh mjaft mirë të pozicionuar pas sulmuesit. Por dua të theksoj se nuk i ka ende 90 minuta në këmbë, pasi vjen pas një dëmtimi të gjatë dhe nuk duhet ta rrezikojmë. Perisiç luajti në një pozicion të ri sot dhe u adaptua shumë mirë. Duhet ta komplimentoj edhe për faktin se qëndroi rreth 30 minuta në fushë i dëmtuar, duke sakrifikuar për skuadrën. Besoj se nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës, pasi shqetësimi ishte shumë i madh.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...