Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Sot, ora 21.05, Atletico, Arsenal, Lazio dhe Leipzig për të kompletuar veprën

Europa League bëhet gati për të përcaktuar katër ekipet që do të vazhdojnë rrugën në edicionin e sivjetshëm dhe kurioz është fakti që favorite mbeten pikërisht gjithë skuadrat që kanë fituar ndeshjet e vajtjes brenda fushës së tyre. Ky është edicioni i nëntë në historinë e këtij kompeticioni dhe për herë të parë që nga sezoni 2009-10, kur edhe ka startuar ky aktivitet, ndeshjet e para u fituan nga gjithë skuadrat vendase.

Natyrisht për shkak të eksperiencës Atletico e Madridit konsiderohet skuadra favorite për të fituar këtë edicion, për më tepër ekipi i Diego Simeones paraqitet në Portugali me avantazhin 2-0 të takimit të parë. Sikur të mos mjaftonte rezultati i javës së kaluar “Los Colchoneros” kanë diferenca shumë të mëdha me Sportingun e Lisbonës, madje edhe në kampionat “luanët” pozicionohen vetëm në vendin e tretë, pas dyshes Benfica – Porto, por shumë larg rivalitetit për titull. Sportingu dhe Atletico janë përballur ndërmjet tyre pikërisht në edicionin hapës të Europa League-s dhe “bardhekuqtë” u kualifikuan pas dy barazimeve, falë dy golave të sulmuesit të famshëm argjentinas Sergio Aguero dhe vetëm në sajë të rregullit të golave të shënuar në fushën kundërshtare, sidoqoftë, këtë here, sikur të mos mjaftonte disfata në “Wanda Metropolitano”, skuadra e Jorge Jesus në takimin e kthimit në Jose Alvalade nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë tepër të rëndësishëm si Bas Dost dhe Fabio Coentrao, që do të mungojnë për shkak skualifikimi.

Pas klubit madrilen në radhë në kuotat e bookmakers-ave renditet Arsenali, që është njëkohësisht edhe ekipi që ka siguruar fitoren më të thellë, përsa i përket ndeshjeve të para. Dy gola të Aaron Ramsey dhe Alexandre Lacazette i dhanë “topcinjve” fitoren e thellë 4-1, ndaj CSKA-së Moskës, megjithatë në stadiumin “Emirates” rezultati mund të ishte shumë më i thellë në favor të skuadrës londineze. Pas eliminimit të Milanit të Gattusos Arsenali numëron plot gjashtë fitore radhazi në të gjithë kompeticionet. “The gunners”, që luajnë gjithë sezonin pikërisht në ndeshjet e mbetura të Europa League i kanë të gjitha mundësitë për të administruar një epërsi të tillë, për më tepër trajneri veteran i ekipit londinez, Arsene Wenger, kërkon trofeun e parë kontinental, pas tri finaleve të humbura në Kupat e Evropës.

Lazio – Salzburg ishte takimi që prodhoi më tepër gola në ndeshjet e javës së kaluar dhe pas barazimit të përkohshëm 1-1 të pjesës së parë “bardhekaltrit” ia dolën mbanë për të fituar takimin në stadiumin “Olimpico” me shifrat 4-2. Problem për ekipin e Simone Inzaghi-t përbën derbi i famshëm i kryeqytetit roman, Lazio – Roma, që do të luhet të dielën në mbrëmje, ndërkaq në krahun tjetër klubi austriak, që pothuajse e ka siguruar titullin kampion, shpreson shumë në faktorin fushë. Nëntë vjet më parë Salzburgu i fitoi që të dy takimet ndërmjet tyre, megjithëse asokohe bëhej fjalë për ndeshje të fazës së grupeve, gjithsesi këtë radhë ky duel ofron interes të veçantë, pasi do të përballen në distancë portieri Thomas Strakosha me mesfushorin Valon Berisha.

Takimi më i fortë i mbrëmjes luhet në stadiumin “Velodrome”, ku Olimpique i Marseille duhet të përmbysë disavantazhin 1-0 të ndeshjes së parë. Në Saksoni javën e kaluar Leipzigu ishte me shumë fat që fitoi ndeshjen, sidoqoftë tani i gjithë presioni bie mbi skuadrën e Rudi Garsisë që duhet patjetër të fitojë takimin, madje pa pësuar as gol.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...