Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Sërish Arsenal-Man. City, topçinjtë duan hakmarrjen

Premier League vjen këtë të enjte në Supersport me një superndeshje. Vetëm pak ditë pas asaj fitoreje me shifrat 3-0 në finalen e Carabao Cup, Manchester City i Pep Guardiolës do të sfidojë sërish Arsenalin e Arsene Wenger këtë herë në Emirates Stadium. Diferencat mes tyre në klasifikim janë vërtetë të frikshme pasi City ka plot 27 pikë më shumë se Arsenali. Kjo është ndeshja e prapambetur e javës së 28-të pavarsisht se topçinjtë kanë një skuadër më të dobët se Citiziens spektakli dhe golat pritet të jenë të garantuar në këtë duel. Arsenali në këtë sezon nuk lufton pothuajse për asgjë pasi edhe vendi i 4-t që të kualifikon në Champions League është shumë larg për topçinjtë me skuadrën e Wenger që për momentin numëron 10 pikë më pak Tottenhami i vendit të 5-të. Vetëm një fitore mbrëmjen e sotme në Emirates ndaj City-it, mund të mbante gjallë shpresat Arsenalit për një vend në 4-shen e parë të Premier League, por kjo do të jetë shumë e vështirë. Ndërkohë në krahun tjetër Manchester City i Guardiolës kërkon një tjetër fitore që do ta afronte gjithnjë e më shumë me fitimin e titullit kampion i cili është kthyer në një formalitet për Citiziens. Nga 3 janë mungesat e sigurta në të dy kampet, Arsenali nuk ka në dispozicion për shkak dëmtimi Lacazette, Cazorlan dhe Monreal, ndërsa te City dihen tashmë mungesat e Mendy e Delp, listës i është shtuar edhe Fernandinho ndërkohë që në dyshim për këtë supersfidë është Sterling. Arsenal-Manchester City do të nisë në orën 20:45 dhe do të keni mundësi ta përjetoni live në Supersport 2.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...