Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inter ‘i çmendur, i sëmurë’ fiton mes drithërimash dhe merr kreun (Video)

Inter ka arritur të mposhtë Sampdorian mes drithërimash, me rezultatin 3-2. Zikaltrit zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer për 60 minuta, duke krijuar avantazh të 3-fishtë, por rrezikuan të ‘hedhin në erë’ gjithçka në minutat e mbetura, duke i lënë shumë hapësira Sampit, e cila për pak sa nuk doli me një pikë nga ‘San Siro’.

Dy gola, dy shtylla dhe të paktën 4 pritje spektakolare të portierit të Sampdorias, Puggioni. Ky ishte bilanci i pjesës së parë, që pas minutës së 4-t, pa në fushë vetëm një skuadër, Interin e Spallettit. Zikaltrit dominuan totalisht dhe pot ë mos ishte për fatin dhe portierin Puggioni, do të kishin shënuar shumë më tepër. Gjithsesi, në fund të 45 minutave, mjaftojnë golat e dy ish futbollistëve të Sampdorias, Milan Skriniar dhe Mauro Icardi, që zikaltrit të pushojnë të qetë.

Në pjesën e dytë zikaltrit shënojnë sërish me Icardin dhe duket sikur ‘hipotekuan’ fitoren, por ky gol zgjoi Sampdorian. Miqtë shënuan dy herë me anë të Koënackit dhe Quagliarelës, duke rihapur takimin dhe duke bërë që minutat e fundit të takimit të jenë vërtetë emocionuese dhe dramatike. Edhe në këtë pjesë, traversa dhe Puggioni i mohuan zikaltërve gola të sigurtë, në dy raste me Icardin dhe Perisiçin.

Gjithsesi, Inter fiton dhe merr përkohësisht kreun e renditjes, me 26 pikë, në 10 javë, 1 më tepër se Napoli, që do të luajë nesër ndaj Genoas.

85’ – 3-2. Quagliarela shënon dhe rihap takimin. Minuta dramatike në ‘San Siro’.

63’ – 3-1. Sampdoria shkurton diferencën me anë të polakut Kownacki. Vetëm një minutë më herët, traversa i mohoi Perisiçit golin e 4-t për zikaltrit.

55’ – 3-0. Sërish Mauro Icardi, ndëshkon Sampdorian pas një pasimi të Perisiç. Zikaltrit e vazhdojnë aty ku e lanë në pjesën e parë.

Dy gola, dy shtylla dhe të paktën 4 pritje spektakolare të portierit të Sampdorias, Puggioni. Ky ishte bilanci i pjesës së parë, që pas minutës së 4-t, pa në fushë vetëm një skuadër, Interin e Spallettit. Zikaltrit dominuan totalisht dhe po të mos ishte për fatin dhe portierin Puggioni, do të kishin shënuar shumë më tepër. Gjithsesi, në fund të 45 minutave, mjaftojnë golat e dy ish futbollistëve të Sampdorias, Milan Skriniar dhe Mauro Icardi, që zikaltrit të pushojnë të qetë.

32’ – 2-0. Një tjetër ish ndëshkon Sampdorian, këtë herë është kapiteni dhe goleadori i Interit Mauro Icardi. Argjentinasi shënon me një goditje të bukur, pas një topi të larguar nga mbrojtja e Sampit.

18′ – Inter kalon në avantazh. Zikaltrit kishin disa minuta radhazi që kërcënonin rrezikshëm portën e Puggionit, por topin në rrjetë e dërgoi një ish futbollist i Sampdorias, Milan Skriniar. Sllovaku shënoi pas një goditjeje nga këndi, por nuk festoi në respekt të ish skuadrës dhe tifozëve të Sampdorias

Formacionet zyrtare:
Inter (4-2-3-1): Handanoviç; Nagatomo, Miranda, Skriniar, D’Ambrosio; Gagliardini, Vecino; Valero, Candreva, Perisiç; Icardi
Sampdoria (4-3-1-2): Puggioni, Bereszynski, Silvestre, Ferrari, Murru; Barreto, Torreira, Praet; Ramirez; Quagliarela, Zapata

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...