Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Sonte në 20:45 Newcastle-Manchester City, “Citiziens” kërkojnë suksesin e 18-të rresht

Java e 20-të e Premier League ofron sot një duel shumë interesant. Në St James Park, Newcastle United pret skuadrën e rekordeve, Manchester City-in e Pep Guardiolës. Nga njëri krah është Rafa Benitez i cili në këtë sezon ka një mision të vështirë të mbajë qymyrxhinjtë mes më të mirëve të futbollit anglez. Ndërsa në anën tjetër është Pep Guardiola trajneri që i ka dhënë një tjetër dimension Manchester City dhe i ka bërë Citiziens një nga skuadrat më të mira në Europë dhe që luajnë një futboll spektakolar. Objektivi i City-it është të thyejë rekordin e Bayernit prej 19 fitoresh radhazi në kampionat, por për ta realizuar këtë mision skuadra nga Etihaad Stadium duhet të kalojë më parë Newcastle-in për ta çuar në 18 numrin e fitoreve rresht. Me një sukses të mundshëm mbrëmjen e sotme skuadra e Guardiolës do të hidhte një tjetër hap të sigurtë drejt titullit kampion pasi diferenca me Manchester United të vendit të dytë do të shkonte në plot 15 pikë. Newcastle-Manchester City do të nisë në orën 20:45 dhe do të transmetohet live në Supersport 3.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...