Serie A

Sonte në 20:45, Fiorentina-Juventus, bardhezinjtë synojnë vazhdimësinë

Ndaj Fiorentinës për fitoren e 8-të radhazi në Serie A dhe të 11-tën rresht në të gjitha kompeticionet. Pavarsisht mungesave të emrave të rëndësishëm si Dybala, Cuadrado, Barzagli e Matuidi, Juventusi i Massimiliano Allegrit synon të vazhdojë marshin triumfues këtë të premte kur të sfidojë në Artmio Franchi, vjollcët e Stefano Piolit. Ecurisë fantastike të Juves gjatë kësaj periudhe i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë Napoli që pas 23-javëve të para kryeson Serinë A me një pikë më shumë se kampionët në fuqi. Në këtë kontekst bardhezinjëve nuk u lejohet asnjë hap fals ndaj Fiorentinës nëse duan të fitojnë titullin e 7-të kampion radhazi. Allegri ka rikuperuar për këtë sfidë dyshen Marcchisio-Bernardesschi ndërsa në dispozicion është rikthyer edhe braziliani Douglas Costa i cili gjithsesi pritet ta nisë ndeshjen nga stoli. Në fazën e parë në Allianz Stadium vendoste një gol i kroatit Mandzukic në një sfidë jo shumë të lehtë për bardhezinjtë. Edhe këtë herë misioni do të jetë i vështirë për skuadrën e Allegrit për vetë faktin se rivaliteti mes dy skuadrave është shumë i madh dhe sezonin e kaluar Fiorentina me Paulo Souzën në drejtim e mposhte 2-1 Juventusin në Artemio Franchi. Kjo sfidë e cila do të transmetohet live në Supersport 2 duke filluar që nga ora 20:45 do të jetë special për Federico Bernardeschin i cili sezonin e kaluar mbante veshur fanellën vjollcë.

To Top