Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Faze e grupeve, sonte verdiktet e fundit, Napoli i falet Guardiolës

Sonte në mbrëmje me përfundimin e ndeshjeve të fundit në grupe përcaktohen edhe katër skuadrat e fundit që do të kualifikohen në fazën e 1/8-ave të Championsit, por edhe ekipet që do të kenë të drejtën ta vijojnë eksperiencën europiane në Europa League.

Në Grupin E Liverpooli duhet të marrë të paktën një barazim në përballjen ne “Anfield” me Spartakun e Moskës për të siguruar kualifikimin. Edhe Sevillas do t’i mjaftonte një pikë në transfertën e Mariborit për të vijuar më tej, me sllovenët që, çfarëdo që të ndodhë, mbeten në vendin e fundit.

Në Grupin F Portos do t’i mjaftonin tri pikët në sfidën e shtëpisë me Monacon, për të lënë pas Leipzigun, që pret Beshiktashin tashmë të kualifikuar.

 

Në Grupin G fati i Napolit është në duart e Manchester City-t. Nëse skuadra e Guardiolës fiton me Shaktarin, atëherë Napoli, me një sukses të mundshën me Feyenoordin, do të kualifikohej.

Ndërsa në Grupin G, me Totenhamin dhe Realin të kualifikuar, pritet të zbulohet skuadra që do të vijojë në Europa League. Dortmundi, që viziton Realin, thjesht nuk duhet të marrë një rezultat më të keq se Apoel Nicosia (luan në transfertë me Tottenhamin) për të mos humbur pjesëmarrjen në Europa League.

 

 

Grupi E

Liverpool – Spartak Moscow

Maribor – Sevilla

Grupi F

FC Porto – Monaco

RB Leipzig – Besiktas

 

Grupi G

Feyenoord – Napoli

Shakhtar Donetsk – Manchester City

 

Grupi G

Real Madrid – Dortmund

Tottenham – APOEL

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...