Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skuadra më në formë e momentit, Kukësi sinjale për titullin

Dy fitore dhe një barazim, të gjitha të regjistruara përballë skuadrave të elitës së futbollit turk. Ky është bilanci i Kukësit në miqësoret e luajtura gjatë mini-fazës përgatitore në Antalia, ndaj emrave të rëndësishëm të futbollit.

Barazimi 2-2 përballë gjigantëve të Fenerbahçe ishte konfirmim i kualitetit dhe potencialit që ka skuadra. Me përforcimet e verës, por mbi të gjitha me emërimin e një emri të rëndësishëm të trajningut si Peter Pacult, kampionët në fuqi të Shqipërisë treguan se nuk do të pranojnë lehtë të shkurorëzohen.

Pak përforcime, por cilësore dhe mbi të gjitha shumë konfirmime nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Nga Elis Bakaj dhe Elis Guri në sulm, për të vazhduar me Musollin e Kale në mesfushë dhe mbrojtjen me Shametin e Allën që japin garanci përpara portierit Koliçi.

Fakti më i rëndësishëm është se idetë e trajnerit Pacult i kanë dhënë entuziazëm skuadrës dhe rikthyen freskinë që dukej se mungonte në javët e fundit të vitit 2017. Fitoret përballë Kayserispor dhe Bursaspor ishin një sinjal i rëndësishëm se kualiteti nuk mungon dhe të gjithë janë përgjigjur të gatshëm për sfidën. Kukësi ka qenë padyshim skuadra më në formë shqiptare që zgjodhën Turqinë për përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit.

Edhe pse rezultatet pozitive përballë skuadrave të Superligës turke kanë më tepër vlerë morale, pasi bëhej fjalë për ndeshje testuese, ato shërbejnë mbi të gjitha si një sinjal për rivalët në kampionat. Me paraqitje të tilla, misioni për të rikuperuar diferencën prej 12 pikësh nga Skënderbeu kryesues nuk duket më aq i pamundur.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...