Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Skriniar, “Milani” që po bën të lumtur tifozët e Interit

I pakalueshëm, i pakapshëm dhe vendimtar me ndërhyerjet e tij, ky është Milan Skrinar të cilit iu deshën vetëm 10 ndeshje për të hyrë në zemrën e cdo tifozi të Interit falë paraqitjeve të tij. Një mur i vërtetë në prapavijë dhe një ndihmës i madh në sulm. Në harkun kohor të 100 ditëve Skrinar është një gur themeli në projektin teknikut të zikaltërve, Luciano Spalleti.

Në qershor kur drejtuesit e Interit  zyrtarizuan transferimin e tij, pati  skepticizëm, madje pati dhe nga ata që nuk ishin të bindur për emrin e tij se do të ishte në lartësinë e duhur për të përfaqësuar ngjyrat zikaltër. Kalimi i Bonuccit drejt Milanit u konsiderua si një super goditje në merkato nga ana e kuqezinjve, por në fakt deri më tani, situata flet ndryshe, flet në favor të Interit. 23 milionë Euro të investuara për Skriniar dhe është vetëm 22 vjec, por të jep përshtypjen e një lojtari me shumë vite eksperiencë mbi supe.

Nëse ndonjëri ka menduar se sllovaku nuk do ta përballonte dot presionin e San Siros, tani më do të jetë bërë shumë pishman. Asnjë gabim nga ana e Skriniar, asnjë karton i verdhë, i ashpër në ndërhyrje, por i saktë. Pozicional dhe ka shpejtësinë e duhur për të ndërhyrë në kohë. Nuk do të ishte e ekzagjeruar nëse do të themi që 22-vjecari po kthehet në makth për sulmuesit e ekipeve kundërshtare.

Fjalë pak e shumë duele të fituara prej tij, kështu Skriniar ka fituar vendin e titullarit, zemrat e tifozëve  dhe besimin e Spalletit. Mbrojtësi me ambicie i cili përmes deklaratave të tij kërkon ti japë kurajo të gjithë shokëve të skuadrës, duke vënë në dukje një objektiv të qartë dhe të vetëm, duam të qëndrojmë në majën e tabelës së klasifikimit. Një vit më parë Interi në javën e 10 notonte në vendin e 10, ndërkohë momentalisht me Luciano Spalletin situata është paraqitet ndryshe. Në skuadër ka optimizëm, grintë dhe dëshirë të madhe për të fituar. Mbrojtja është ofron garanci, mesfusha dhe sulmi, ecin në sinkron. Me të drejtë zikaltërit këtë sezon mund të ëndërrojnë më shumë sesa një biletë për Kupat e Europës.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...