Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Skënderbeu reziston vetëm 45 minuta ndaj Bursasporit(Video)

 

Skënderbeu humbet testin e parë gjatë mini-fazës përgatitore që skuadra po zhvillon në Antalia. Kryesuesit e Kategorisë Superiore u thyen me rezultatin 3-0 nga Bursaspor-i, skuadër e Superligës turke, që është në garë për një vend në kupat e Europës.Trajneri Daja hodhi në fushë formacionin më të mirë, me përjashtim të Osmanit që u aktivizua në vend të Radas në mbrojtje dhe portierit Aldo Teqja që ishte titullar në vend të Orges Shehit, për të treguar se mund të jetë pasardhës i denjë i kapitenit.

Edhe Bursaspori aktivizoi lojtarët më të mirë, me ekipin turk që diminoi gjatë pjesës së parëm, duke krijuar mjaft raste për shënim, por mungesa e saktësisë përpara portës dhe ndërhyrjet e portierit Teqja në dy momente e mbajtën të paprekur rrjetën e Skënderbeut.Korçarët nga ana e tyre provuan, duke rrezikuar me Lilajn, Gavazajn dhe Vangjelin, por pa rezultat. Pjesa e dytë e lojës nisi në mënyrën më të keqe për të besuarit e Dajës, që në të 48-ën e panë veten në disavantazh, pas golit të Jusef Erdoan.

Pavarësisht 10 zëvendësimeve gjatë lojës, Skënderbeu provoi deri në fund të evitonte humbjen, por ndërsa skuadra ishte hedhur e gjithën në sulm, i krijoi kundërshtarëve hapësira, të cilat Bursaspor-i i shfrytëzoi. Sinan Bakësh në të 89-ën realizoi golin e dytë për turqit, ndërsa në minutën e tretë shtesë Kembo-Ekoko vulosi rezultatin përfundimtar 3-0 me penallti.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...