Futboll

Skënderbeu përgatitet për testin përballë Besiktas

Skënderbeu është gati për miqësoren e dytë në Antalia. Pas gjashtë ditëve me stërvitje intensive dhe testit të humbur 3-0 ndaj Bursaspor-it, këtë të premte kryesuesit e Kategorisë Superiore do të zhvillojnë një ndeshje luksi përballë Besiktasit.Gjigandët nga Stambolli janë një prej skuadrave më të rëndësishme turke, ku edhe gjatë këtij sezoni janë në garë për titullin kampion të Superligës. Aktualisht ekipi i drejtuar nga Senol Gunes renditet në vendin e katërt, me diferencë të vogël pikësh nga kryesuesit e Basaksehir apo rivalët e Galatasaray-t dhe Fenerbahçe.

Kjo për faktin se gjatë gjysmës së parë të sezonit Besiktasi i përqendroi forcat në Champions, aty ku arriti të kualifikohej nga faza e grupeve dhe tashmë do të ketë përballë Bayern Munchen në turin e 1/8-ve.Miqësorja në Antalia do të jetë përballja e tretë në histori e Skënderbeut me Besiktasin, me skuadrat që janë ndeshur në fazën e grupeve të Europa League në edicionin 2015-2016, ndërsa të dyja përballjet u fituan nga turqit.

Përveçse një test shumë i mirë për të matur forcën e skuadrës, sfida e 12 janarit në Antalia është edhe një mënyrë për të reklamuar talentët e Skënderbeut, me klubin që pret oferta të rëndësishme financiare për yjet e ekipit, nga Jashanica, për të vazhduar me Sabien Lilajn dhe Enis Gavazajn.

Duke qenë se është shtyrë qendrimin në Antalia, Skënderbeu ka planifikuar të zhvillojë të tjera teste në tokën turke, më datën 15 janar me rumunët e Vitorul dhe një  miqësore e re, më datë 18 me kazakët e Aktobes.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.