Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu në hall, kapiteni Shehi një muaj jashtë

Orges Shehi u zëvendesua gjatë pjesës së dytë në sfidën mes Skënderbeut dhe Luftëtarit. U kuptua qartë që largimi nga fusha e lojës erdhi si pasoje e një dëmtimi, diçka e rrallë për portierin e korçarëve që në 7 vitet e fundit shumë pak herë nuk ka qënë i disponueshëm fizikisht.

Ekzaminimet e para të kryera nga stafi mjekësor kanë dalluar një dëmtim në ligamentin e brëndshëm medial të gjurit. Ditët në vijim do të kryhet edhe rezonanca magnetike për të kuptuar shkallën e lëndimit, megjithatë paraprakisht parashikohet që një dëmtim i këtij lloji do të kërkoj jo më shumë se një muaj për t’u rikuperuar.

Pra nëse rezonanca nuk dallon një situatë më të rënduar ateherë Shehi do të rikthehet i gatshëm për sfidën ndaj Laçit më datë 28 Prill, ndërkohë që do të huhmbasë takimet kundër Vllaznisë, Flamurtarit, Kamzës dhe nuk do të jetë në fushë edhe në dy përballje prestigjoze kundër Partizanit dhe Kukësit.Distanca që bardhekuqtë kanë me vendin e dytë bën që mos prania e kapitenit në kampionat të jetë një çështje jo shumë problematike, megjithatë shqetësuaes është fakti që gardiani durrsak rrezikon gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, një trofe që korçarët nuk e kanë fituar asnjëherë. Vendin e Shehit do ta marrë portieri i dytë Aldo Teqja, i cili në këtë edicion të Superiores është aktivzuar në 3 takime duke zhvilluar një paraqitje pozitive në Kukës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...