Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Young Boys – Skënderbeu, korçarët duan vendin e tretë në grup

Skënderbeu do t’i japë fund aventurës europiane, me sfidën e mbrëmjes së sotme në Bernë, ku do të përballet me Young Boysin vendas. Korçarët janë tashmë të eliminuar nga Europa League, por takimi i sotëm vlen për të arkëtuar shuma të konsiderueshme në akrat e klubit, për të reklamuar talentet e ekipit, si dhe për të rritur koefiçientin, që do ta ndihmonte në shortin e vitit të ardhshëm.

Pikërisht për këto arsye, presidenti korçar, Ardian Takaj ka akorduar sërish një premio në rast fitoreje në Zvicër, çka pritet të motivojë lojtarët e Skënderbeut. Nga ana tjetër, Young Boysi është i eliminuar ashtu si korçarët, ndërsa tani ka si synim luftën për titullin kampion të Zvicrës.

Sa i përket ekipit, trajneri Daja është në një emergjencë totale në repartin e sulmit, pasi i mungojnë të 3 qendërsulmuesit, Sowe dhe Nespor të dëmtuar, ndërsa James nuk arriti të pajiset me vizë.

Ende nuk dihet se si do ta zgjidhë këtë situatë tekniku i Skënderbeut, por dihet me siguri se në fushë do të jenë të gjithë lojtarët e rinj, që janë paraqitur mirë në takimet e fundit dhe që do të reklamohen në praninë e shumë agjentëve të futbollit, që do të mbushin shkallët e stadiumit të kryeqytetit zviceran.

Takimi Young Boys-Skënderbeu do të startojë në orën 19:00 dhe do të transmetohet live në Supersport.

Formacioni i mundshëm: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici, Osmani, Taku, Lilaj, Gavazaj, Sahiti, Nimaga.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...