Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Skënderbeu milioner, gati 4 milionë euro përfitime nga UEFA

Ashtu si edhe dy vite më parë, Skënderbeu nuk arriti ta kalonte fazën e grupeve të Europa League, por paraqitjet dhe rezultatet e arritura në këtë sezon ishin një nivel më lart, falë edhe eksperiencës së fituar në ndeshjet europiane. Pas fitores 3-2 me Dinamon e Kievit, në kampin korçar ishin të gjithë të lumtur, edhe pse fitorja e Partizanit të Beogradit ndaj Young Boys nuk i lejon të ëndërrojnë për një kualifikim të mundshëm. Edhe nëse humbet me skuadrën zvicërane në ndeshjen e fundit, Skënderbeu e mbyll edicionin duke u marrë pikë të gjithë kundërshtarëve, si dhe me arkat e mbushura plot.

Vetëm në raundet kualifikuese, skuadra e Ilir Dajës ka përfituar rreth 650 mijë euro, ndërsa nga pjesëmarrja në fazën e grupeve 2.6 milionë euro. Rezultatet pozitive në tre takime kanë siguruar të ardhura të tjera për ekipin korçar, sepse për çdo barazim në fazën e grupeve UEFA akordon 120 mijë euro, ndërsa për fitoren 360 mijë euro.

Në total, Skënderbeu i ka mbushur arkat e klubit me të paktën 3 850 000 mijë euro, duke siguruar financat edhe për disa vite të tjera. Nëse arrin të bëjë mrekullinë dhe të fitojë në transfertë me Young Boys, ekpi i Dajës do të sigurojë një tjetër bonus prej 360 mijë eurosh.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...