Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skënderbeu makinë golash

Ecuria e jashtëzakonshme e Skënderbeut nuk është një rastësi pavarësisht se korçarët kanë ndryshuar nga sezonet e fundit. Sot skuadra e Ilir Dajës kryeson klasifikimin duke shkelur çdo kundërshtar por mbi të gjitha tregon se është një maiknë golash. Në 7 javë janë realizuar 17 gola me një mesatare 2.4 gola për ndeshje, një ecuri e jashtëzakonshme kur mendon që në ekip nuk ka një gjahtar të mirëfilltë goli.

Ali Sowe është një sulmues i jashtëzakonshëm por me tipare të ndryshme nga ato që kanë patur goleadorët e fundit të Skënderbeut, Pero Pejic dhe Hamdi Salihi. Me ta në ekip korcarët kishin pikat e referimit në sulm dhe njeriun gol, por sot trajneri Ilir Daja ka bazuar lojën tek e gjithë skuadra. Statistikat të cilat tregojnë për dominimin e Skënderbeut flasin qartë për një shpërndarje të realizimeve në këto javë të para. Janë 8 futbollistë që Skënderbeut që kanë shënuar duke mbajtur vendin e parë edhe në këtë renditje virtuale, të ndjekur nga Laçi dhe Teuta që kanë shënuar golat e tyre me 6 futbollistë të ndryshëm.

Nëse Kukësi dhe Flamurtari janë të varur nga sulmuesit e tyre Bakaj dhe Busic golashënuesi më i mirë për bardhekuqtë është një mesfushor, Sabien Lilaj me 4 realizime, edhe pse pritshmëritë janë të mëdha nga Sowe. 1 mbrojtës, 5 mesfushorë dhe 2 sulmues kanë shkaur tek rrjeta për Skënderbeun këtë edicion, kur shohim që mungojnë ende golat e specialistit të goditjeve standarte Marko Radas dhe të talenteve Enis Gavazaj e Suad Sahiti. Këtë sezon varësia e golit tek 6 herë radhazi kampionët e vendit nuk është vetëm tek një futbollist, një fizionomi kjo e lojës që kërkon trajneri Ilir Daja.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...