Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Skënderbeu mposht Dinamon e Kievit, por merr fund ëndrra për kualifikim (Video)

Skënderbeu ka bërë detyrën e tij në ‘Elbasan Arena’, teksa ka mposhtur 3-2 Dinamon e Kievit, por fitorja ka vlejtur vetëm për prestigj dhe për të mbushur arkat e klubit. Fitorja e Partizanit të Beogradit, 2-1 ndaj Young Boys-it, ka bërë që serbët të sigurojnë kualifikimin bashkë me Dinamon e Kievit dhe korçarëve nuk ju mbetet gjë tjetër, veçse të mbrojnë vendin e 3-të, më 07 dhjetor në Zvicër, ku do të diskutojë takimin e fundit të aventurës europiane për këtë sezon.

Korçarët e nisën vrullshëm takimin dhe vunë në vështirësi ukrainasit, por të parët që shënuan ishin këta të fundit. Nëpërmjet një daljeje të shpejtë, Dinamo e Kievit gjeti avantazhin, pas një aksioni mjaft të dyshimtë për pozicion jashtë loje. Gjithsesi, Skënderbeu u kundërpërgjigj menjëherë, duke barazuar me një supergol nga distance, të shënuar nga Sabien Lilaj. Në minutat në vazhdim, korçarët krijuan disa raste të mira, por i shfrytëzuan keq, ndërsa Dinamo e Kievit goditi traversën e portës së Shehit, pas një kundërsulmi të rrezikshëm.

Në pjesën e dytë, skuadra e Dajës futet më e motivuar në fushë dhe arrin të shënojë 2 gola të shpejtë. Fillimisht Sowe asistoi për Xhejms, që shënoi golin e avantazhit, dhe më pas ishte vetë sulmuesi nga Gambia, që shënoi golin e 3-të, pas një asisti perfekt të Gavazajt. Në minutat në vijim, trajneri Daja kryen zëvendësimet që kishte në dispozicion dhe Skënderbeu fillon të administrojë avantazhin prej 2 golash, duke qarkulluar topin dhe ndërtuar sulme graduale. Në minutën e 90’, ukrainasit përfitojnë nga një përgjumje e mbrojtjes korçare dhe arrijnë të rihapin sfidën, por 5 minutat shtesë nuk prodhuan asgjë për t’u shënuar.

Përfundoi 3-2 për Skënderbeun, me korçarët që më 07 dhjetor do të luajnë takimin e fundit në Europa League, për këtë sezon. Gjithsesi, ky mund të quhet një edicion mjaft i mirë për korçarët, që kanë ditur të përballen si të barabartë me të gjithë kundërshtarët e grupit B, ndërsa ndaj Young Boys-it do të kenë mundësi të regjistrojnë një tjetër rezultat pozitiv.

56’ – Sërish Skënderbeu, dyfishon avantazhin. Aksion mjaft i bukur i korçarëve, me Gavazajn që nxjerr sulmuesin Sowe, të vetëm me portierin, të cilin e driblon dhe dërgon topin në rrjetë.

52’ – Skënderbeu gjen avantazhin. Korçarët ekzekutojnë një goditje dënimi, me topin që grushtohet fillimisht nga portieri ukrainas, por Mici e rikthen sërish në zonë, aty ku Sowe e ul bukur për James, që e dërgon në rrjetë.

18’ – Kundërpërgjigjet menjëherë Skënderbeu. Sabien Lilaj barazon rezultatin, duke shënuar një gol fantastik, me një gjuajtje nga distance. Mesfushori tregon edhe një herë se është lider i Skënderbeut.

16’ – Dinamo e Kievit kalon në avantazh, nëpërmjet një aksioni shumë të dyshimtë, për pozicion jashtë loje.

Formacionet zyrtare:
Skënderbeu: Shehi, Radas, Aliti, Vangjeli, Mici, Osmani, Muzaka, Lilaj, Gavazaj, Xhejms, Sowe.
Dinamo Kiev: Bushchan, Shepeliev, Morozyuk, Moraes, Tsygankov, Korzun, Pivariç, Khacheridi, Besedin, Kadar, Kedziora.

18:30 – Gjithçka duket gati në ‘Elbasan Arena’, në pritje që të mbërrijnë futbollistët e të 2 ekipeve.
https://www.facebook.com/kfskenderbeu.al/videos/1529772993727083/

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...