Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Skënderbeu humbet 3-2 me Beshiktashin, shënojnë Sowe dhe Lilaj

Skënderbeu pësoi një tjetër humbje në miqësoren e dytë në Turqi, ku po zhvillon fazën përgatitore. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u mposht 3-2 nga një tjetër skuadër e madhe e kampionatit turk, Beshiktash, por paraqitja e bardhekuqve ishte e një niveli të kënaqshëm, pavarësisht disfatës. Daja hodhi në fushë këtë formacion: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, James, Sowe.

Beshiktas kaloi në epërsi që në minutën e 16-të me Mustafa Petkemek, por vetëm një minutë më vonë barazoi Ali Sowe. Skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes në ekuilibër të plotë, por më të 52-ën Pektemek realizoi të dytin personal, dukë kaluar sërish në avantazh turqit. Në minutën e 62-të një emër i njohur i futbollit europian, spanjolli Alvaro Negredo i çoi shifrat në 3-1, ndërsa një minutë para përfundimit të kohës së rregullt Sabien Lilaj realizoi me 11-metërsh për rezultatin përfundimtar 3-2.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...