Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Skënderbeu – Flamurtari, rivaliteti kthehet edhe në Kupë

Skënderbeu – Flamurtari është dueli më i nxehtë i futbollit shqiptar në vitet e fundit. Rivaliteti nisi pikërisht në vitin e parë të titullit kampion të korçarëve, në sezonin 2010-2011, kur vlonjatët kryesonin për pjesën më të madhe të sezonit për të lëshuar pikërisht në fund të tij.

Dy skuadra me investimet më të mëdha në ndërtimin e grupit, ku pothuajse gjithnjë kanë afruar emrat më të rëndësishëm në tregun e futbollit shqiptar. Jo pa rivalitet ka qenë dueli midis tyre edhe në Kupë, me kuqezinjtë që kanë kaluar dy herë Skënderbeun ndaj vetëm një kualifikimi të korçarëve.

Madje skuadrat janë përballur edhe në Superkupën e Shqipërisë më 17 gusht të 2014 me bardhekuqtë që triumfuan falë një goli të Bakary Nimagës. Përveç historisë së klubeve ky mbetet një duel i veçantë edhe për disa nga protagonistët e fushës. Shpëtim Duro sot në drejtimin e Flamurtarit ishte trajneri që i dha titullin e parë të epokës moderne korçarëve, duke mposhtur pikërisht vlonjatët.

Bashkë me trajnerin kujtime të mira nga aventura me Skënderbeun ka edhe mbrojtësi Ditmar Bicaj, që ka fituar 4 tituj kampion me fanellën bardhekuqe. Në krahun tjetër janë Gledi Mici, që ka fituar Kupën me Flamurtarin, dhe Gjergji Muzaka, që në Vlorë ka lënë kujtime të bukura.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...