Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Skëderbeu, nga adrenalina europiane te transferta “enigmatike” e Laçit

Një tjetër histori e jashtëzakonshme suksesi në Europë tani është arkivuar dhe Skënderbeu duhet t’i kthehet shpejt dhe fort kampionatit, me timbrin e duhur për të mos lejuar që rivalëve t’u hapet oreksi. Ndaj Laçit do të jetë një provë e vërtetë për skuadrën e Ilir Dajës, që i duhet të ngrihet mbi një sërë problematikash, që pa vëmendjen e duhur mund të rezultojnë fatale. Nuk është e lehtë të kthehesh nga adrenalina e një ndeshjeje në “Stade De Suise” dhe të gjesh automatikisht të njëjtin motivim në kampionat. Skuadra kurbinase mund të rezultojë kurthi perfekt për korçarët dhe jo vetëm për faktin se në fazën e parë Skënderbeu arriti të merte tri pikët vetëm falë mrekullisë së Orges Shehit në penalltinë e Ansi Nikës. Përveç lodhjes së minutave europiane, Skënderbeu, që është kthyer në vend vetëm në orët e vona të së premtes, ka patur mundësinë të zhvillojë vetëm një seancë stërvitore pas sfidës me Yang Boys, pasditen e së shtunës, ndërkohë që për Nimagan apo Demte ka qenë e pamundur edhe kjo seancë, pas problemeve burkokratike në aeroportin e Prishtinës, çka vë në dyshim serioz mundësinë e impenjimit të tyre. Sowe vazhdon të mungojë, ashtu si dhe Bruno Dita e Nespor, ndërkohë që një mungesë e rëndësishme do të jetë edhe ajo e Kristi Vangjelit, që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Situatë që shfaqet akoma më problematike kur Radas nuk është ende në 100%. Dajës i duhet të improvizojë për një sfidë që rrezikon të kthehet në kurthin perfekt për skuadrën korçare.

Laçi po bën një sezon mjaft të mirë. Skuadra e Mezanit vjen pas dy fitoreve jashtë dhe me rikthimet e lojtarëve si Nika apo Shala, i ka të gjitha letrat në rregull për të kërkuar një surprizë ndaj Skënderbeut.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...