Vala Superliga

Ska më justifikime për Starovën, Feronikeli-Vëllaznimi sfidë direkte për mbijetesën

Për Sulejman Starovën justifikimet nuk pranohen më. 8 ndeshje pa fitore në stolin e Feronikelit janë vërtet shumë. Ish trajneri i Partizanit erdhi te skuadra nga Drenasi me objektivin për të luftuar deri në fund për titullin kampion por papritur pas 8 javëve pa fitore Feronikeli tashmë është në zonën e rrezikut dhe duhet të mposhtë sot me çdo kusht një rival direkt si Vëllaznimi për të siguruar  zyrtarisht qëndrimin në elitën e futbollit kosovar edhe për sezonin e ardhshëm. Ndeshja më e rëndësishme e kësaj të shtune në Vala Superligën e Kosovës do të luhet pikërisht në Drenas me Feronikelin që pret Vëllzanimin e Gjakovës. Bardhjeshilët kanë dy pikë më shumë në klasifikim por të mos rrezikuar që ta shohin vetën në play-out duhet të fitojnë sot dhe të mbyllin llogarit me Vëllaznimin që do të duhej të luante një ndeshje shtesë për të siguruar qëndrimin. Sfida tjetër që do të keni mundësi gjithashtu ta ndiqni në ekranin e Supersport duke filluar që prej orës 16:00 është ajo mes Gjilanit dhe Drenicës me vendasit që kanë nevojë për një fitore pasi janë në kuotë të barbartë pikësh me Feronikelin 44, 2 më shumë se Vëllaznimi për të siguruar edhe zyrtarisht mbijetesën.

To Top