Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Sjellja e Pogba, acaron futbollistët e Manchesterit

Fitorja 3-1 e Manchester United ndaj Arsenalit, duket se ka lënë të kënaqur më shumë se sa duhej Paul Pogbanë. Mëngjesin e 3 dhjetorit, një ditë pas suksesit të shënuar në “Emirates Stadium”, stafi i ‘djajve të kuq’ kishte planifikuar një seancë rutinë stërvitore, por mesfushori 24-vjeçar nuk u paraqit.

Kjo bëri që stafi të tentonte të lidhej me të nëpërmjet telefonit, një tentivë e dështuar, çka krijoi edhe më shumë pakënaqësi brenda grupit, kundrejt sjelljeve të mesfushorit që përkon të jetë një blerjet historike të klubit të Manchester Unitedit, për plot 89 milionë paund.

Kjo detyroi stafin teknik të prezantohej në shtëpinë luksoze të futbollistit francez, i cili edhe pse mund të tingëllojë disi komike, ishte ende duke fjetur. Episodi është vetëm një prej shembujve ekstremë të asaj që mund të përkufizohet si përkëdhelje e tepruar kundrejt yllit Pogba.

Më parë i riu francez ka shfaqur edhe kërkesa ekstreme, duke iu kërkuar anëtarëve të stafit t’i blejnë edhe pastë dhëmbësh. Veteranë të ekipit, të tillë si Zlatan Ibrahimoviç, Michael Carrick dhe Ashley Young duket se iu ka ardhur në majë të hundës nga sjelljet prej superstari të ish juventinit.

Gjithsesi, të gjithë janë të vetëdijshëm se ai është një element shumë i rëndësishëm i grupit të Mourinhos, në misionin për të ngushtuar diferencën prej 11 pikësh ndaj kryesuesve të Manchester Cityt, ndaj dhe mund ta tolerojnë disi më shumë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...