FA Cup

Sistemi VAR edhe në Angli, do të aplikohet në Brighton – Cristal Palace

Tenkologjia Video Assistant Referee, e njohur ndryshe si sitemi VAR, do të aplikohet edhe në Angli. Madje do të debutojë sonte në sfidën mes Brightonit dhe Crystal Palace në raundit e tretë të FA Cup. Më pas do t’i vijë në ndihmë arbitrit në “English Football League Cup” në takimin e 10 janarit mes Chelsea-t dhe Arsenalit në “Stamford Bridge”.

Sistemi VAR është i pranishëm në Gjermani dhe Itali, por do të përdoret edhe në finalen e FA Cup më 25 maj në Wembley. Bëhet fjalë për një hap të madh përpara edhe në futbollin anglez, që e eksperimentoi përdorimin e VAR-it edhe në miqësoren e nëntorit të kaluar mes Anglisë dhe Gjermanisë.

To Top