Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shtyhet java e 27, tani kampionati mbaron më vonë

Java e 27-të e Kategorisë Superiore ka pësuar një ndryshim programi. Ky raund ishe planifikuar të zhvillohej të enjten e 27 Marsit, 3 ditë pas takimit miqësor Shqipëri-Norvegji, por kushtet atmosferike dhe terrenet e rënduara kanë detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit t’i spostojë të gjitha takimet për në fundjavë. Pra më konkretisht raundi i 27-të do të luhet të shtunën dhe të dielën.

Siparin do ta ngrejë dueli i “Niko Dovanës” mes Teutës dhe Laçit, që do të luhet më datë 31 Mars në orën 14:00. Vllaznia, që është përfshirë plotësisht në luftën për mbijetesë, do të përballet me Skënderbeun në orën 17:00 dhe në po të njëjtën kohë, në stadiumin e Vlorës do të luhet dueli për Europë mes Flamurtarit dhe Kukësit.

Të dielën e 1 Prillit do të plotësohet kuadri i plotë i këtij raundi. Partizani do të udhëtojë pak kilometra deri në periferi të Tiranës, aty ku do të përballet me Kamzën në orën 14:00, ndërsa në Gjirokastër, Luftëtari do të presë Lushnjën. Ky ndryshim programi do të shtyjë edhe përfundimi e këtij edicioni të Superiores, duke qenë se tashmë java e fundit do të luhet më datë 23 Maj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...