Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shtohen “dhimbjet e kokës” për Pacult, pritet dënimi i Bakajt

 

Në një ndeshje të luftuar dhe mjaft të ndjerë, si ajo ndërmjet Partizanit dhe Kukësit, për dinamikën e episodeve në fushë është e vështirë të flitet për llogari. Megjithatë, ajo që mund të bëhet është të tregosh pjekuri dhe gjakftohtësi në momentin kur del nga loja.

Kjo nuk ndodhi me Elis Bakajn, që në momentin e zëvendësimit reagoi ndaj provokimeve të zakonshme nga tifozët në tribuna, që vijnë sistematikisht sa herë që luan përballë të kuqve. Një veprim që i kushtoi kartonin e kuq në stol, por që pritet të ndëshkohet edhe më ashpër nga Komisioni i Disiplinës, bazuar në pamjet filmike.

Deri në katër javë pezullim pritet të jetë dënimi nga disiplinori, i cili do të rezultojë në një humbje me peshë për Kukësin, në një moment mjaft të rëndësishëm të sezonit. Fillimisht sepse veri-lindorët janë konfirmuar si rivalët e Flamurtarit për vendin e dytë, por mbi të gjitha edhe duke parë kalendarin në kampionat.

Bakaj pritet të mungojë prej ndeshjes së radhës ndaj Laçit, një tjetër kundërshtar direkt në garën për kupat e Europës, por mbi të gjitha sepse në mesjavën e ardhshme është dueli përballë kryesuesve të Skënderbeut. Në të dyja këto përballje Bakaj pritet të mos jetë, edhe sepse në rast të një pezullimi të mundshëm me katër ndeshje, duhet shlyer gjysma e dënimit disiplinor, për ta konvertuar pjesën tjetër në gjobë financiare.

Mungesa e Bakajt do të jetë një humbje e madhe për Kukësin dhe trajnerin Pacult, që në këto momente është përballur edhe me mungesat e dy titullarëve të mbrojtjes, Ylli Shameti dhe Albi Alla, të cilët janë në luftë me kohën për tu rikuperuar sa më shpejt.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...