Video Assistant Referee, ose siç njihet shkurt VAR, duket se po rezulton efikase në ligat ku është instaluar. Pavarësisht disa vonesave që shkakton, në shumicën e rasteve teknologjia ka ndihmuar arbitrat që të vendosin drejt, në momente deçizive.
Kështu, krahas La Liga-s, që ka njoftuar instalimin e VAR-it nga sezoni i ardhshëm, të njëjtën gjë ka vendosur të bëjë edhe Federata Franceze e Futbollit me Ligue 1. Nga sezoni 2018-2019, edhe në kampionatin francez, arbitrat do të kenë edhe ndihmën e teknologjisë, për të marrë vendimin e duhur.
VAR është një teknologji që synon të verifikojë rregullsinë e golave, ekzistencën ose jo të penalltive, ndërhyrjet e rënda, që janë për karton të kuq, etj.