Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Shqipëria U-17, ndëshkohet në fund nga Kroacia

Një penallti në minutat e fundit ndëshkoi Shqipërinë  e 17-vjeçarëve. Skuadra e drejtuar nga Xhemal Mustedanagic edhe pse zhvilloi një ndeshje shumë të mirë u mposht me rezultatin 0-1 nga Kroacia  në stadiumin “Selman Stërmasi”, në sfidën e parë të grupit 2 kualifikues të Europianit të 17-vjeçarëve. Në pjesën e parë kuqezinjtë e vegjël u vunë në vështirësi serioze nga kroatët të cilët goditën edhe shtyllën në minutat e para.

Megjithatë Shqipëria U-17 e rriti ndjeshëm nivelin e lojës së saj në pjesën e dytë duke iu afruar golit të avantazhit në disa raste. Por në momentin më të mirë të kuqezinjëve qëndërmbrojtësi Smajlaj pengoi brenda zone Marin në minutën e 78-të, me gjyqtarin që akordoi 11-metërsh për miqtë. Nga pika e bardhë e penalltisë Krizmanic mposhti portierin Malaj për t’i dhënë 3 pikët e para Kroacisë në grupin 2. Ndeshjen tjetër Shqipëria U-17 do ta ketë ndaj Spanjës në datën 22 tetor.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...