Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Shqipëria, miqësore me Uellsin më 20 nëntor, Bale në “Elbasan Arena”

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë miqësore me Uellsin në datë 20 nëntor, në “Elbasan Arena”. Të dyja federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe kanë zyrtarizuar zhvillimin e këtij takimi në këtë datë. Kujtojmë që në periudhën shtator-dhjetor të këtij viti, skuadra përfaqësuese e Shqipërisë do të zhvillojë takimet zyrtare eliminatore për grupin e saj në kompeticionin e Ligës së Kombeve (UEFA Nations League), por duke qenë se grupi është me tri skuadra ajo do të zhvillojë në datat përkatëse edhe dy ndeshje miqësore, një prej të cilave është kjo me Uellsin.

Mund të konsiderohet një provë e vërtetë zjarri për kuqezinjtë, duke qenë se bëhet fjalë për një skuadër që në Euro 2016 surprizoi mbarë botën, duke shkuar deri në gjysmëfinalet e kompeticionit kontinental, ku u eliminua nga Portugalia, që më pas do të shpallej kampione e Europës. Uellsi renditet në vendin e 21-të në klasifikimin e FIFA-s, aty ku në këto vitet e fundit ka arritur të futet madje edhe në dhjetëshen e parë.

“Ylli” i padiskutueshëm i skuadrës dhe njëkohësisht golashënuesi më i mirë në historinë e saj është Gareth Bale, ndërkohë që në stol drejtohet nga legjenda e Manchester United, Ryan Gigs. Shumica e futbollistëve luajnë në Premier League ose Ligat e tjera të futbollit anglez dhe për nga vetë karakteristikat për Shqipërinë është kundërshtari ideal për të matur forcat si një skuadër mjaft e ngjashme me Skocinë, rivalin e kuqezinjve në grupin e Nations League.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...