Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shpëtim Duro, trajner ideal për rindërtimin e një skuadre

Me lëvizjet e kryera gjatë kësaj periudhe merkatoje trajneri Flamurtarit, Shpëtim Duro, konfirmohet si një më të mirët për të ndërtuar nga e para një skuadër futbolli. Gjatë muajve të verës trajneri kryeqytetas bëri një revolucion në skuadër, lëvizje që u kritikuan në Vlorë, pasi pretendonin që Flamurtari po humbiste identitetin vlonjat. Por 16 javët e para të këtij kampionati i dhanë të drejtë, duke konfirmuar se tashmë ka në dispozicion një skuadër të denjë për të rivalizuar me Skënderbeun, me minusin e vetëm se koha për të përshtatur sa më mirë lojtarët është më e vogël se ajo që kanë patur në dispozicion korçarët. Pa u hapur zyrtarisht merkatoja, 59-vjeçari ka bërë goditjet e radhës, duke afruar futbollistë me një karrierë të pasur dhe që pritet të shtojnë cilësinë në një skuadër që shihej si një tank i vërtetë lufte. Ashtu siç njihet në karakterin e tij trajneri Duro, ashtu po shfaqet edhe Flamurtari, pa shumë bujë dhe kokëulur, për të treguar gjithçka në fushën e lojës. Aspekti pozitiv i këtij edicioni krahasuar me vitet e kaluara nën administrimin e presidentit Sinan Idrizi janë financat, që për asnjë moment nuk janë vënë në diskutim. Kjo ka sjellë qetësinë te kuqezinjtë, ndërkohë që në jo pak ndeshje janë penalizuar edhe nga gabimet e arbitrave, penalizime që e kanë distancuar Flamurtarin nga Skënderbeu kryesues. Duro tashmë ka në dispozicion një skuadër pretendente, ashtu si di ta ndërtojë ai, ndërkohë që në fushë tashmë do të duhet të justifikohen pritshmëritë me lojë dhe rezultate.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...