Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija transferohet në Ohër, për fazën përgatitore

Pas disa ditësh në Tetovë, skuadra e Shkëndijës është vendosur në Ohër, ku do të qëndrojë 7 ditë dhe do të vijojë përgatitjen në prag të gjysmës së dytë të sezonit.

Skuadra tetovare pritet të rritë ngarkesën në Ohër, ndërsa trajneri Osmani ka bërë një program me 2 seanca stërvitore në ditë.

Gjithashtu, më datë 12 dhe 16 Janar, Shkëndija do të luajë edhe 2 ndeshje miqësore, por emrat e kundërshtarëve nuk janë bërë të ditur.

Në këtë grumbullim është bashkuar edhe Ensuar Luma, që ka qenë pjesë e U-19-ës, ku edhe ka spikatur, ndërsa kanë mbetur jashtë planeve të trajnerit Osmani, Abdurrahimi dhe Asani, të cilët nuk kanë udhëtuar drejt Ohrit.

Ja lista e plotë e futbollistëve që janë grumbulluar nga Shkëndija për përgatitoren e Ohrit:
Portierë: Kostadin Zahov, Saladin Mustafi, Bekim Rexhepi, Artan Iljazi
Mbrojtës: Bllagoja Todorovski, Mevlan Murati, Olsi Teqja, Egzon Bejtullai, Ylber Beqiri, Mevlan Adili, Ardian Cuculi
Mesfushorë: Sabit Bilali, Besmir Bojku, Enis Fazlagic, Ennur Totre, Armend Alimi, Arbin Zejnullai, Ferhan Hasani
Sulmues: Stenio Junior, Ensar Luma, Marjan Radeski, Besart Ibraimi, Shefit Shefiti, Izair Emini

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...