Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija sërish përballë Vardarit, këtë herë për Kupë

Vetëm pak ditë pas përballjes për kampionatin maqedonas, që përfundoi në barazim 1-1, Vardari dhe Shkëndija do të përballen sërish sot në orën 14:00, në sfidën e parë çerekfinale, të Kupës së Maqedonisë.

Takimi do të startojë në orën 14:00 dhe do të luhet në stadiumin “Philipi II”, të Shkupit, ndërsa sfida pritet me mjaft interes dhe premton të jetë spektakolare.

Shkëndija është e shkëputur me 8 pikë në krye të renditjes në kampionat, ku titulli duket se do të kthehet në Tetovë këtë vit, por nuk ka ndërmend të dorëzohet as në Kupë dhe do të synojë një rezultat pozitiv që në takimin e sotëm.

Në 6 sezonet e fundit, kjo është hera e 5-të që Vardari dhe Shkëndija përballen në Kupën e Maqedonisë dhe bilanci flet dukshëm në favor të kuqezinjve. Në 4 herët e para, 3 herë është kualifikuar Shkëndija, ndërsa vetëm në sezonin 2014-2015 ka arritur të kualifikohet skuadra nga Shkupi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...