Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija nuk fal as në Kupë, fiton derbin me Renovën dhe kap finalen

Shkëndija e Tetovës nuk njeh limite në këtë sezon. Pasi e ka vendosur njërën dorë tek titulli kampion skuadra shqiptare ka siguruar edhe biletën për në finalen e Kupës së Maqedonisë dhe i ka të gjitha mundësitë ti fitojë të dy trofetë në këtë sezon. Kuqezinjtë fituan derbin ndaj Renovës në gjysmëfinalen e kthimit në Kupë me rezultatin e pastër 2-0 në transfertë dhe u kualifikuan në finale me rezultat të përgjithshëm 3-1 pasi ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1. Heroi i Shkëndijës në këtë ndeshje ishte i përhershmi Besart Ibraimi i cili realizoi të dy golat e sfidës. Sulmuesi i kuqezinjëve tetovarë fillimisht zhbllokoi shifrat në minutën e 48 ndërsa më pas vulosi fitoren dhe kualifikimin e skuadrës së Qatip Osmanit me një penallti të kthyer në gol.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...