Futboll

Shkëndija e nis vitin përballë Vardarit, kuqezinjtë janë optimistë

Shkëndija e Tetovës do të rinisë rrugëtimin drejt titullit kampion pas pauzës dimërore dhe do ta bëj në një supersfidë që do të vendosë shumë në lidhje me trofeun e kampionatit. Në prag të duelit ndaj Vardarit që mban vendin e dytë në renditje trajneri, i kuqezinjve Qatip Osmani u shfaq optimist dhe besim-plotë tek grupi i lojtarëve që ka në dispozicion.

“Përgatitjet cilësore dhe epërsia në pikë na jep shpresë për të besuar se titulli do të jetë i Shkëndijës. Fati apo fatkeqësia jonë ishte që ndeshjen e parë ta luajmë me Vardarin dhe ne do dalim të japim më të mirën për të fituar ndeshjen”, u shpreh mes tjerash trajneri Qatip Osmani.

Kapiteni Ferhan Hasani kërkon të frenojë euforinë që mund të ketë prekur skuadrën duke qenë se për herë të parë pas disa vitesh Shkëndija vjen si favorite në takimin përballë Vardarit.

“Favorit nuk kemi qenë vitet e kaluara kur dihen shumë rrethana që na kanë përcjellë. Favorit jemi këtë vit dhe ne do dalim ta dëshmojmë këtë në fushë si që e kemi bërë deri tani këtë sezon. Ndeshja e parë është si krejt tjerat dhe ne pa eufori hyjmë të bëjmë punën tonë që është fitorja”, tha kapiteni, Ferhan Hasani.

Shkëndija e Tetovës pas 18 javësh kryeson renditjen e ligës maqedonase me 8 pikë më shumë se Vardari. Kuqezinjtë synojnë titullin e dytë kampion në historinë e klubit.

To Top