Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shkëmbi sfidon Maganin, Liria pret Trepça 89, në lojë është vendi i 3-të

Këtë mesjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 30-të, në Vala Superligën e Kosovës në futboll, ku edhe mund të përcaktohet titulli i kampionit.
Nëse Drita dhe Prishtina po bëjnë luftë të rreptë për kurorën e më të mirit, Liria dhe Trepça 89 po luajnë që të përfundojnë edicionin sa më lartë në renditjen tabelare, pasi objektivat tjerë kanë marr fund më herët.
Do të jetë një tjetër përballje të trajnerëve shqiptarë, Bledi Shkëmbi dhe Gugash Magani, të cilët nëse qëndrojnë edhe vitin tjetër në stolin e skuadrës prizrenase respektivisht mitrovicase, mund të jetë protagonistë kryesor edhe në garë për titull të kampionit.
Të mërkurën në stadiumin “Përparim Thaçi”, këto skuadra do të luajnë ndeshjen e tretë sezonale, apo të dytën në Prizren. Në dy përballjet e kaluara Liria dhe Trepça 89 shënuan fitore para tifozëve të vet. Këtu ishte 1:0, ndërsa në Mitrovicë 2:0 për Trepçën 89, prandaj dueli i së mërkurës do të jetë i rëndësisë së dyfishtë pasi Liria me fitore eventuale do ta përforconte pozitën e tretë dhe triumfin e dytë ndaj kampionit aktual, kurse në rast se fitojnë mysafirët, do të barazoheshin me pikë me Lirinë nga 47.
Bledi Shkëmbi për këtë ndeshje nuk do të mund të llogaritë në mbrojtësin David Domgjoni, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Gjilanit, kurse në anën tjetër në pikëpyetkje të madhe do të jetë inkuadrimi në lojë i reperezentuesit të Kosovës, portierit Bledar Hajdini i cili ankohet në dhimbje të këmbës.
Me shumë gjasë vendin e tij do ta zë Enis Manxholli.
Dueli Liria-Trepça 89’ transmetohet direkt në kanalet e Supersportit me fillim nga ora 16.00.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...