Vala Superliga

Shkëmbi e mbyll me Lirinë: Ndoshta vijoj ende në Kosovë

Menjëherë pas përfundimit të takimit mes Lirisë dhe Prishtinës, që përfundoi 0-1 për këta të fundit, foli edhe trajneri i skuadrës prizrenase, Blendi Shkëmbi. Ai vlerësoi takimin e skuadrës së tij, ndërsa tha se takimi u vendos nga një pakujdesi në minutat shtesë.

Trajneri korçar më pas zbuloi se e ka mbyllur me Lirinë e Prizrenit, nga ku do të largohet pas përfundimit të sezonit, ndërsa sa i përket të ardhmes, nuk përjashtoi qëndrimin në Kosovë.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë, ku u ndëshkuam nga një pakujdesi në minutat e fundit dhe na vjen keq për këtë. Gjithsesi Prishtina ishte shumë më e motivuar dhe kjo bëri diferencën në fushë. Në të ardhmen nuk do të jem më pjesë e Lirisë së Prizrenit, por nuk e përjashtoj mundësinë që të vijoj punën në Kosovë”, deklaroi Shkëmbi.

To Top