Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Shiti Coutinhon te Barça, Liverpooli pranë Mahrez të Leicesterit

Liverpooli ka gjetur njeriun e duhur për të amortizuar sadopak largimin e brazilianit Coutinho drejt Barcelonës. Bëhet fjalë për mesfushorin algjerian Mahrez, aktualisht pjesë e Leicester City-t po në Premier League.

Në Francë, në fakt, e bëjnë fakt të kryer kalimin e Mahrez në “Anfield”, madje po flitet edhe për kryerjen sa më parë të vizitave mjekësore.

Drejtuesit e “The Reds” e kishin një plan B nëse do të largohej Coutinho, të cilin po e vënë menjëherë në zbatim pas zyrtarizimit të brazilianit te “Blaugranat”. Në pamundësi për të mbërritur te Lemar i Monacos (klubi nga Principata bëri rezistencë të fortë), të gjitha energjitë janë përqendruar te Mahrez, i cili ka spikatur prej 3 sezonesh në radhët e Lecesterit. Liverpooli do të shpenzojë 55 milionë euro për futbollistin, që do të nëshkruajë për 4 sezone e gjysmë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...