Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shifra ‘pesimiste’, sulmi i Vllaznisë në krizë

Vitin e kaluar ai barazim 0-0 ndaj Tiranës tingëllonte si barazimi më i ëmbël i sezonit për Vllazninë, që festonte një mbijetesë në ndeshjen e fundit të kampionatit. Këtë herë ai 0-0 mes tensionit me Kamzën, tingëllon seriozisht si barazimi që mund të dënojë kuqeblutë me zbritjen për herë të parë në historinë shekullore të këtij klubi, nga Kategoria Superiore.

Në fund feston Kamza, ndërsa për Vllazninë është një verdikt i dhimbshëm me skuadrën që gjendet në vendin e parafundit, atë që të zbret në të parën, kur mbeten edhe 3 ndeshje për t’u luajtur. Me Kamzën që luajti edhe për barazimin, kuqeblutë ndëshkohen nga mungesa e golit, një problematikë kjo në këto 5 ndeshjet e fundit, gjatë të cilave skuadra e Ernest Gjokës ka shënuar vetëm dy herë. Një problematikë që duhet zgjidhur sa më shpejt, pasi edhe vetëm një gol mund të vendosë qëndrimin në Superiore.

Vllaznia ka një bilanc negativ në përballjet sezonale me Teutën, ndërsa me Kamzën duke qenë se në sfidat e drejtpërdrejta kanë ndarë një numër të barabartë pikësh dhe janë në ekuilibër edhe me golat e shënuar, në rast se e përfundojnë kampionatin me pikë të barabarta do të merrej parasysh diferenca mes golave të shënuar dhe të pësuar gjatë gjithë kampionatit, me Kamzën që për momentin ka një avantazh prej dy golash.

Sfida e radhës është me Partizanin që lufton për Europën, ndërsa më pas skuadra shkodrane përballet me Kukësin që mund ta ketë zgjidhur çështjen e vendit të dytë dhe në ndeshjen e fundit luan në Korçë me Skënderbeun kampion. Finalja është e tëra për t’u luajtur dhe mbetet për t’u parë nëse bashkë me korçarët do t’ia dalë të festojë edhe Vllaznia.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...