Kupa e Spanjes

Shënon Suarez, Barça fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Valencias (video)

Barcelona fitoi minimalisht me Valencian në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupën se Mbretit, duke lënë gjithçka të hapur sa i përket kualifikimit në sfidën e kthimit.

Goli e vetëm të këtij takimi e realizoi Luiz Suarez në minutën e 67-të, i shërbyer me një krosim të shkurtër brenda zonës nga Lionel Messi.

Katalanët dominuan si zakonisht sa i përket lojës dhe rasteve, por futbollistët e Valencias u mbrojtën mirë duke mos pësuar tjetër gol, që do të minimizonte mundësitë e tyre për të prekur finalen.

To Top