Kategoria Superiore

Shënoi pas 4 muajve, Vllaznia shpreson me Sukajn

Katër muaj pritje për tu rikthyer te goli. Xhevahir Sukaj e gjeti rrugën e rrjetës në mënyrën e tij: me klas dhe potencë. Vrasës në zonë! Dy gola që erdhën si një çlirim për sulmuesin, që në karrierën e tij nuk ishte mësuar të priste kaq gjatë për të shënuar.Për herë të fundit Sukaj kishte shënuar në Tetor 2017. Dy gola në harkun e katër ditëve në kampionat, kur me fanellën e Partizanit vulosi fitoren e të kuqve ndaj Teutës dhe menjëherë më pas me Luftëtarin.

Sukaj, ashtu si e gjithë skuadra kuqeblu iu përgjigjën kritikëve me atë që dinë të bëjnë më mirë. Nuk ishin të paktë ata që kishin dyshuar te bomberi i rikthyer në Shkodër për të shpëtuar skuadrën ku është rritur.Dëmtimi dhe mungesa e aktivizimit në javët e fundit te Partizani kishin ndikuar jo pak. Kësaj i shtohej edhe situata aspak pozitive që po përjetonte skuadra brenda dhe jashtë fushës.

Dy golat e realizuar në Lushnje shërbyen mbi të gjitha si një sinjal shprese për Vllazninë. Shkodranët rigjetën bomberin e tyre dhe golat që do t’i ndihmojë të mbijetojnë mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

To Top