Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

I shënoi 4 gola, Salah i kërkon ndjesë portierit kundërshtar (Video)

Muhamed Salah dëshmoi pasditen e djeshme se është lojtari më në formë për momentin, teksa shënoi 4 gola dhe asistoi të 5-tin në fitoren 5-0 të Liverpoolit ndaj Watfordit. Gjithsesi ylli egjiptian dëshmoi edhe njëherë se përveçse një futbollist i madh, është edhe një njeri me vlera të jashtëzakonshme.

Në përfundim të sfidës, para se të falënderonte shokët e skuadrës, Salah shkoi dhe përqafoi portierin kundërshtar Orestis Karnezis, duke i kërkuar ndjesë këtij të fundit, se i kishte shënuar 4 herë.

Egjiptiani i ka shënuar edhe herë tjetër portierit grek, në gushtin e 2016-ës, kur Roma mposhtte Udinesen me rezultatin 4-0. Aktualisht Muhamed Salah kryeson i vetëm renditjen e golshënuesve të Premier Leagues, me 28 gola të shënuar, 4 më tepër se Harry Kane.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...