Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Shehi: Vendosëm standard të ri, në Bernë rezultat për vazhdimësinë

Edhe pse pa objektiva të mbetura dhe pa sulmuesin kryesor, Ali Sowe, Skënderbeu luan ndaj Young Boys në Bernë me synimin për të mos dalë pa pikë në ndeshjen e fundit të Europa League. Kapiteni Orges Shehi shpjegon përse rezultati pozitiv do t’i sherbënte ekipit për vazhdimësinë në këtë sezon, por edhe për edicionin e ardhshëm.

Duhet të jetë vazhdë e paraqitjeve të mira, sepse e kemi nisur shumë shpejt dhe ecuria ka qenë mjaft pozitive. Ta mbyllim me sukses edhe këtë ndeshje të fundit. Do të ishim të kënaqur mos të dilnim pa pikë, por fitorja na bën shumë mirë për moral, ta përfundojmë mirë grupin, na shërben për koeficientin për renditjen kur hidhet shorti. Suksesi sjell shumë të mira dhe shpresojmë të dalim me pikë.

Pavarësisht eliminimit të parakohëshëm në grupe, portieri e vlerëson paraqitjen e Skënderbeut përballë rivalëve me emër dhe buxhet më të madh në arenën ndërkombëtare.

Keqardhje nuk ka. Ndoshta do të ishte tjetër simfoni po të luanim për t’u kualifikuar. Megjithatë ne kemi bërë shumë mirë në grupe, edhe pse pritshmëritë ishin të mëdha dhe kemi synuar ta kalonim grupin. Kemi arritur një standard që i bën shumë mirë futbollit shqiptar, duke u paraqitur si të barabartë me çdo kundërshtar, pavarësisht se rivalët kanë qenë ndoshta pak më lart se ne, si nga buxheti ashtu edhe nga përbërja. Kjo të bën të mos ndihesh inferior.

Me ndeshjen e fundit europiane për t’u luajtur, korçarët nuk e heqin vëmendjen nga kampionati. Edhe pse duken pa rivalë në garën për titull, te Skënderbeu nuk i lejojnë vetes asnjë moment shpërqendrimi.

Sigurisht që pikët dhe diferenca të bëjnë të ndihesh komod. Por nuk mund ta quajmë kurrsesi të përfunduar, pasi kampionati është i gjatë, ende nuk ka kaluar gjysma. Ecuria e mirë vjen si vazhdimësi edhe e Europës. Po ti kapësh në total kemi bërë dy kampionate, me 14 ndeshje në Europa League dhe pothuajse aq në kampionat. Vazhdimësia ka qenë e njëtrajtshme, në kampionat dhe Europë. Kemi bërë mirë, kemi diferencë të konsiderueshme pikësh, por kampionati dhe klasifikimi janë të tilla që me një ndeshje ndryshohen pozicionet.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...