Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Shanghai, Nadal e Federer në gjysmëfinale

Asnjë surprizë në çerekfinalet e Mastersit të Shanghait pasi u përmbushën të gjitha prithshmëritë me 4 tenistët favoritë që avancuan më tej. Sfidë e vështirë për numrin 1 të Botës por edhe pse me shumë vuajtje Rafael Nadal arriti të mposhte në set final, bullgarin Grigor Dimitrov duke u kualifikuar në gjysmëfinale, aty ku do të ketë përballë shtatlartin kroat Marin Cilic që nga ana e tij, mposhti lehtësisht 2-0 me sete spanjollin Albert Ramos.

Nuk zhgënjeu as Roger Federer. Veterani zviceran edhe pse djerësiti pak, eliminoi nga turneu 1000 pikësh që po zhvillohet aktualisht në Kinë dhe po transmetohet në Supersport, francezin Richard Gasquet të cilin e mposhti me shifrat 7-5 6-4 në vetëm 1 orë e 20 minuta lojë. Rivali i numrit 2 të Botës në gjysmëfinalet e Mastersit të Shanghait do të jetë, argjentinasi Juan Martino Del Potro i cili në çerekfinale theu me vështirësi serbin Viktor Troicki.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...