Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shangai, Federer “leksion” Nadalit ne finale

Mbyllet me fitoren e Roger Federer finalja e turneut të Shangait në tenis për meshkuj. Zvicërani iu imponua në 2 sete rivalit të tij të madh (6-4, 6-3), duke konfirmuar se pavarësisht moshës, ruan një formë të mirë sportive. Federer e theu në shërbim Nadalin që në gejmin e parë të sfidës, ndërsa në setin e dytë spanjolli dështoi me shërbimet e tij në gejmet 5 dhe 9.

Për Mbretin Roger kjo ishte finalja e 143-të në karriere, nga të cilat 94 i ka fituar.  Gjithsesi, në përplasjet direkte Nadal mbetet superior, me 14 finale të fituara përkundrejt 10 të Federer. Në fund tenisti nga Majorka komplimentoi rivalin e tij historik për këtë sukses, por theksoi se pavarësisht kësaj disfate po kalon një moment mjaft të mirë, ndërsa Federer u shpreh: “Vitin e kaluar në këtë periudhë isha në Majorka për të përuruar “Akademinë e Nadalit”. Anjëri nga ne të dy nuk mendonte se pas një viti do të ishim këtu, për të luajtur këtë finale. Shpresoj që edhe në 2018-ën të jem këtu.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...