Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sfidë mbijetese në Shkodër, Lushnja optimiste në Kamëz

Kategoria Superiore do të vijojë sot me 2 takime të tjera të javës së 13, para se të mbyllet nesër me super-përballjen Partizani-Skënderbeu.

Kështu, në ‘Loro Boriçi’, Vllaznia e Gjokës do të presë Luftëtarin, me synimin për të marrë një tjetër 3-pikësh, pas atij me Lushnjën në mesjavë. Të 2 skuadrat nuk po kalojnë momente aspak të mira këtë sezon dhe si te shkodranët, ashtu edhe te Luftëtari, vërehet mungesa e një sulmuesi që të konkretizojë rastet e shumta që krijojnë.

Edhe në tabelën e renditjes, Vllaznia e Luftëtari janë në të njëjtat pozita, me nga 9 pikë secila, por me shkodranët që qëndrojnë një vend më lart, për shkak të golavarazhit më të mirë. Trajneri Gjoka pret lajme të mira nga infermieria, pasi mesfushori Ardit Krymi ka lënë pas dëmtimin e pësuar me kombëtaren e 21-vjeçarëve, ndërkohë që duket të kenë kaluar problemet e shfaqura gjatë javës nga Edon Hasani dhe Olsi Gocaj. Nga ana tjetër, Hasan Lika ka të plotë grupin në dispozicion dhe shpresat janë sërish tek 3-shja e sulmit Abazaj–Bregu–Rroca.

Në Kamëz, vendasit do të presin skuadrën që mbyll tabelën e renditjes, Lushnjën. Të 2 skuadrat janë ngjitur këtë sezon në Superligë, pore curia ka qenë krejtësisht e ndryshme. Kështu, skuadra e Ndreut po bën një sezon fantastik, duke u përballur si e barabartë me ekipet e kreut dhe jo më kot ndodhet në vendin e 4-t, me 17 pikë të grumbulluara.

Nga ana tjetër, myzeqarët ‘notojnë në ujëra të turbullta’, teksa nuk po gjejnë qetësi as me trajnerin e ri, Hysen Dedja. Ky i fundit e ka pranuar vazhdimisht se mbetet me sytë nga merkatoja e janarit, pasi kontigjenti që ka në dispozicion, nuk mjafton për të qenë konkurrues në aktivitet. Kamzalinjtë vijnë nga 4 javë shumë të mira, ku kanë marrë 2 fitore dhe 2 barazime, këto të fundit ndaj Kukësit kampion në fuqi dhe Skënderbeut kryesues.

Nga ana tjetër, Lushnja vjen pas 3 humbjeve radhazi dhe do të tentojë të marrë minimalisht një pikë në këtë transfertë, ashtu siç bëri në fazën e parë, në ‘Loni Papuçiu’, ku skuadrat u ndanë në barazim pa gola.

Të 2 takimet do të startojnë në orën 14:00 dhe sfida e Shkodrës do të transmetohet në SuperSport 3, ndërsa ajo mes Kamzës dhe Lushnjës, në SuperSport 5.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...